Aktualitet

Gara për SPAK, ambasadori Soreca u bën thirrje prokurorëve: Aplikoni, kontribuoni në luftën kundër korrupsionit

4 Shkurt 2019, 17:14 Nga DOSJA
Gara për SPAK, ambasadori Soreca u bën thirrje prokurorëve:

Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të aplikojnë për t’u bërë anëtarë në Prokurorinë e Posaçme para datës 7 shkurt. Me anë të një statusi në Twitter, Soreca shprehet se është një kohë e rëndësishme për të dhënë kontribut në luftën e korrupsionit.

U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër #korrupsionit & #krimittëorganizuar në dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët.#BE-ja është përkrah jush,”– shkruan Soreca.

Afati për tu bërë pjesë e SPAK është deri më 6 shkurt. E njohur ndryshe si Prokuroria e Posaçme, ky institucion do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Deri tani kanë aplikuar 9 prokurorë për t’u bërë pjesë e SPAK, ndër to janë: Anton Martini, Klodian Braho, Besnik Muçi, Shkëlzen Cena. Janë ende 6 vende të lira. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet inspektoriati i larte i drejtesise lufta kunder korruspionit luigi soreca prokuroria e posacme spak inspektoriati i larte i drejtesise lufta kunder korruspionit luigi soreca prokuroria e posacme spak

Sondazh

Poll