Aktualitet

Mbështeti kauzën e studentëve, ish-ministrja Kumbaro sulmon Albin Kurtin: Ndihem e zhgënjyer nga njeriu që vlerësoja

4 Shkurt 2019, 15:11 Nga DOSJA
Mbështeti kauzën e studentëve, ish-ministrja Kumbaro sulmon Albin

TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi një takim paraditen e sotme me pedagogë e studentë në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale. Lideri i Vetëvendosjes mbështeti protestën e studentëve, duke deklaruar se kauza e tyre është shumë më e drejtë kur mbështetet nga stafi pedagogjik. ( Lexo këtu )

Për takimin e Albin Kurtit, ka reaguar ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se është ndjerë tepër e zhgënjyer, duke e cilësuar figurën e liderit të Vetëvendosjes, si një njeri i tjetërsuar.

Reagimi i plotë i Mirela Kumbaros

S’i besova syve kur pashë Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e AL në Shqipëri! Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015, së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave, bashkë me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt! Po fare pa lidhje! Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.

( a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet albin kurti fakulteti i shkencave sociale greva e pedagogeve mirela kumbaro protesta e studenteve albin kurti fakulteti i shkencave sociale greva e pedagogeve mirela kumbaro protesta e studenteve

Sondazh

Poll