Aktualitet

Fushë-Krujë/ Era e fortë këput telat e korentit, banorët e lagjes “Kastrioti” ngelen në errësirë për 3 ditë

4 Shkurt 2019, 16:55 Nga DOSJA
Fushë-Krujë/ Era e fortë këput telat e korentit,

Fushë-krujë- Lagjja “Kastrioti” që është dhe lagjja kryesore e qytetit dhe një pjesë e periferisë kanë afro 36 orë pa energji elektrike. Ndërprerja e energjise ka filluar paraditen e djeshme dhe shkak, sipas inxhinierëve të OSHEE, ka qenë era e fortë, e cila ka qenë prezente në të gjithë vendin.

Energjia u rikthye mbrëmjen e djeshme për rreth 2 orë dhe u shkëput sërish rreth ores 23. Por, nga mbrëmja e djeshme e deri në keto momente mbi 5 mijë banorë janë pa energji elektrike.

Banorët e Fushë-krujës ngrohen me energji elektrike dhe kjo ka sjellë shumë shqetësime tek te mosharit, si dhe tek foshnjet, të cilat nga mungesa e ngrohjes kanë shfaqur probleme shëndetesore.

Ndërsa, inxhinieret elektrikë që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e linjave, thonë se  shkak për këtë është bërë djegia e një  kabine në lagjen “Kastrioti”, ndërsa disa punonjës të OSHEE në Krujë, janë dërguar për të tërhequr kabinën re. Theksojmë se banorët e lagjes së sipërpërmendur, janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet era e forte fushë-krujë nderprerje energjie era e forte fushë-krujë nderprerje energjie

Sondazh

Poll