Sport

Alejandro Cano, drejtori i Oaktree: "Jemi të vendosur për suksesin afatgjatë të Interit"

Fjalët e para të drejtorit menaxhues dhe bashkëdrejtuesit të Oaktree për Europën: "Objektivi fillestar ishte stabiliteti operacional dhe financiar i klubit"

22 Maj 2024, 14:04 Nga DOSJA
Alejandro Cano, drejtori i Oaktree: "Jemi të vendosur për

ITALI - “Si pronësi e re, ne e dimë përgjegjësinë tonë të madhe ndaj komunitetit dhe trashëgimisë historike të Interit. Ne jemi të përkushtuar ndaj suksesit afatgjatë të ‘zikaltërve’ dhe besojmë se ambiciet tona për klubin bashkohen me ato të tifozëve të tij pasionantë në Itali dhe në mbarë botën."

Këto janë fjalët e para të Oaktree, pronarit të ri të Interit, të shprehura nga drejtori dhe bashkëdrejtuesi i Evropës për strategjinë e mundësive globale, Alejandro Cano. 

Ekzekutivi i lartë i fondit amerikan, më pas shpjegoi: "Objektivi ynë fillestar është  stabiliteti operacional dhe financiar i klubit. Ne kemi respekt të madh për ekipin drejtues të Interit dhe presim me padurim të punojmë ngushtë me ta, për të dhënë një udhëheqje të fortë në klub."

Dhe përsëri: "Arritja e yllit të dytë ishte një moment vendimtar për klubin dhe qëllimi ynë është të vazhdojmë suksesin e arritur në fushë me një rrugë rritjeje dhe suksesi afatgjatë."

Oaktree dhe ekipi drejtues i Interit do të jenë në kontakt me palët kryesore të interesit të klubit gjatë javëve të ardhshme për të siguruar një tranzicion të rregullt dhe të qetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll