Sport

Ende i pa rikuperuar, Neymar duhet të humbasë fillimin e sezonit me Al-Hilal...

Neymar, i cili ka kryer një operacion në gjurin e majtë nëntorin e kaluar, nuk është rikuperuar ende mjaftueshëm. Sipas trajnerit të tij, Jorge Jesus, ai nuk do të jetë gati për përgatitjet verore dhe duhet të humbasë fillimin e sezonit të klubit të tij.

22 Maj 2024, 10:00 Nga DOSJA

Ende i pa rikuperuar, Neymar duhet të humbasë fillimin e sezonit me

ARABIA SAUDITE - Pas një operacioni në gjurin e majtë në nëntor 2023, Neymar nuk do të jetë gati për të filluar sezonin me Al-Hilal, njoftoi të martën Jorge Jesus, trajneri portugez i klubit kampion të Arabisë Saudite. 

“Gjithçka që di për momentin është se koha e nevojshme që Neymar të rikuperohet, dhe në përgjithësi për këtë lloj dëmtimi, është 10 deri në 11 muaj ”, tha tekniku.

“Nëse bëjmë llogaritë, ai nuk do të jetë gati të bëjë përgatitjen parasezonale”,- e cila fillon këtë verë, shtoi Jesus. Al-Hilal siguroi një titull të katërt në pesë vjet javën e kaluar.

Neymar iu nënshtrua një operacioni në Brazil në nëntor për një këputje të ligamentit kryq dhe meniskut në gjurin e majtë, pasi u dëmtua me Brazilin më 17 tetor kundër Uruguajit (0-2), në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

32-vjeçari u largua nga PSG për në Al-Hilal në vitin 2023, ku sipas raportimeve të mediave ai fiton rreth 100 milionë euro në sezon, por ku luajti vetëm disa javë para dëmtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll