Sport

Guardiola u zgjodh edhe një herë “Trajneri më i mirë” i sezonit në Premier League...

Për herë të pestë që nga ardhja e tij në Angli në vitin 2016, Pep Guardiola u votua të martën si “Trajneri më i mire” i sezonit të Premier League.

22 Maj 2024, 11:25 Nga DOSJA
Guardiola u zgjodh edhe një herë “Trajneri më i

ANGLI - Me 11 çmimet e “Trajnerit më të mire” që nga viti 1993, Sir Alex Ferguson (Manchester United) është ende shumë përpara në krye, por diferenca po ngushtohet gradualisht me Pep Guardiolën.

Sepse trajneri 53-vjeçar, i ardhur te Manchester City në vitin 2016, vazhdon të fitojë çmime pothuajse çdo vit dhe sapo është zgjedhur “Trajner më i mire” i sezonit për herë të pestë.

Pas një tjetër suksesi që të lë pa frymë, teksa fitoi titullin e gjashtë të kampionit të Anglisë në tetë sezone të Premier League, spanjoli, i paqartë për të ardhmen e tij, u kurorëzua pa grumbulluar as trofeun më të vogël për “Trajnerin më të mire” të muajit.

Që nga ardhja e tij në ishull, vetëm Antonio Conte (2017 me Chelsea) dhe Jürgen Klopp (2020 dhe 2022 me Liverpool) ia kanë marrë këtë dallim individual teknikut katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll