Sport

Massimo Moratti: "Unë e respektoj Zhang, dhe më vjen keq që përfundoi kështu"...

Ish-pronari i ‘zikaltërve’ pas kalimit të klubit te Oaktree: “Nuk ishte në gjendje të mbulonte borxhet që krijoi për klubin, por menaxhimi i tij është pozitiv”

22 Maj 2024, 13:55 Nga DOSJA
Massimo Moratti: "Unë e respektoj Zhang, dhe më vjen keq që

ITALI - "Më vjen shumë keq. Unë kam respekt për Zhang, ai u përpoq në çdo mënyrë të bënte mirë dhe bëri mirë sepse fitoi dy kampionate dhe shumë trofe. Ai nuk mundi të mbulonte të gjitha borxhet që krijoi për Interin, nuk është se ai i shpenzoi paratë për biznesin e tij, më vjen keq që përfundoi kështu."

Këto janë fjalët e publikuara për ‘LaPresse’ nga Massimo Moratti, ish-pronari i Interit, pas kalimit zyrtar të klubit ‘zikaltër’ nga Suning te Oaktree. 

"Ka qenë në ajër për disa javë, - vazhdoi Moratti, - por unë shpresoja se ai do të ishte në gjendje ta mbante Interin. A kam dëgjuar gjë nga ai kohët e fundit? Kam dëgjuar për të së fundmi, por ne nuk kishim folur për këtë temë.”

Më pas kolegut të tij Pasquale Guarro: “Zhang? Si tifoz i Interit ju them faleminderit, ai ishte një president i mirë. Nëse do të më duhej t'i jepja një notë, do t'i jepja 8 në kartën e tij të raportit. Shpresoj që Oaktree të ketë të njëjtën ndjenjë mbrojtjeje ndaj Interit”.

“Bota ka ndryshuar: deri para disa vitesh pronat e Interit dhe Milanit ishin në duart e dy sipërmarrësve italianë, për më tepër te milanezët si unë dhe Silvio Berlusconi, tani kemi kaluar te fondet. Kjo do të thotë se epoka e romantizmit ka përfunduar. Bota është bërë disi aseptike dhe ka kaluar në duart e këtyre fondeve: nuk e dimë kush janë, çfarë bëjnë,” - tha ish-presidenti i Interit, Ernesto Pellegrini.

Financat janë padyshim të përfshira. Është një depersonalizim i futbollit, por nuk ka të bëjë vetëm me Interin dhe Milanin. Tifozi është relativisht i interesuar se kush është në krye dhe kush është pronar. E gjithë ajo që ka rëndësi është që ekipi juaj i preferuar të fitojë.

Kjo ndodhi edhe me Zhang, i cili praktikisht është zhdukur prej disa muajsh: ai nuk mund të shihej apo të dëgjohej. Megjithatë, Interi është në duar të mira: Marotta, Antonello, Ausilio janë tre profesionistë të mëdhenj që kanë bërë shumë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll