Sport

Mo Salah lë të kuptohet se do të qëndrojë te Liverpool edhe sezonin e ardhshëm...

Në një mesazh të postuar në Instagram, Mohamed Salah është shprehur se do t'i jepte fund kontratës me Liverpoolin, e cila skadon në qershor 2025.

22 Maj 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mo Salah lë të kuptohet se do të qëndrojë te Liverpool

ANGLI - Mohamed Salah padyshim nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit me Liverpool të dielën e kaluar kundër Wolverhampton (2-0). Por ylli egjiptian ka lënë të kuptohet, përmes një postimi në Instagram, se do të ishte ende në klub sezonin e ardhshëm. 

“Ne e dimë se janë trofetë që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë sezonin e ardhshëm. Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë si ferr”,- ka shkruar sulmuesi, i cili ka kontratë me ‘Reds’ deri në qershor 2025.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)

Sipas mediave britanike, Liverpooli refuzoi një ofertë prej 175 milionë eurosh nga klubi saudit Al-Ittihad për Salah shtatorin e kaluar. Egjiptiani mund të përjetojë sezonin e tij të parë në Liverpool nën një trajner të ndryshëm nga Jürgen Klopp, i cili tha lamtumirë të dielën e kaluar në Anfield, pas tetë vitesh shërbim. Pasardhësi i tij do të jetë holandezi Arne Slot, ish-trajneri i Feyenoord Rotterdam.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll