Sport

E ardhmja e Hakimit në dyshim, PSG ‘mbyll sytë’ dhe e merr me të mira marokenin…

Paris Saint-Germain ka marrë një vendim shumë të madh për Achraf Hakimi!

22 Maj 2024, 11:43 Nga DOSJA
E ardhmja e Hakimit në dyshim, PSG ‘mbyll sytë’ dhe e merr

FRANCE - I mbërritur në verën e vitit 2021 nga Interi për një shumë prej 65 milionë eurosh, Achraf Hakimi alternon të mirën dhe më pak të mirën në skuadrën e Paris Saint-Germain.

Shumë shpejt ai u miqësua me Kylian Mbappé, por largimi i këtij të fundit në fund të sezonit nuk duhet të prishë ndjeshëm të ardhmen e tij sipas informacioneve të ‘L'Equipe’. Shumë i lidhur me klubin, ndërkombëtari maroken, me kontratë deri në vitin 2026, ndihet i qetë në kryeqytetin francez. Ndërsa e ardhmja e tij afatshkurtër është në rrezik, PSG do të kishte marrë një vendim të madh.

E përditshmja sportive bën të ditur se tre herë kampioni francez në fuqi nuk do të kundërshtojë dëshirën e lojtarit të tij për të garuar në Lojërat Olimpike të ardhshme me Marokun.

Një mënyrë kjo për klubin për të përmirësuar më tej marrëdhëniet e tij me mbrojtësin e djathtë 25-vjeçar, i cili dëshiron me çdo kusht të luajë në turne, disa muaj pas zhgënjimit të tij të tmerrshëm në CAN, ku humbi një penallti në raundin e 16-tës kundër Afrikës së Jugut. Mbetet për t'u pare, nëse kjo do të mjaftojë për një zgjatje të kontratës me marokenin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll