Sport

Konflikti!... Eto'o, presidenti i Federatës së Kamerunit, shkarkon trajnerin e kombëtares

Samuel Eto'o, presidenti i Federatës së Kamerunit, përfitoi nga një vendim administrativ i dhënë kundër tij për të shkarkuar Marc Brys, trajnerin e emëruar nga Ministri i Sporteve. Kriza vazhdon.

22 Maj 2024, 09:00 Nga DOSJA

Konflikti!... Eto'o, presidenti i Federatës së Kamerunit,

KAMERUN - Ky është një tërmet i ri që ka prekur futbollin e Kamerunit. Mbrëmjen e kësaj të marte, Samuel Eto'o vendosi të shkarkojë Marc Brys, trajnerin, të cilin e kishte emëruar së fundmi në këtë detyrë ministri i sportve, bazuar në një vendim të dhomës së pajtimit dhe arbitrazhit të Komitetit Olimpik Kombëtar të Kamerunit.

Kjo dhomë, e mbledhur nga shoqata e klubeve amatore të futbollit dhe Liga Profesionale e Futbollit, vendosi të pezullojë stafin teknik të ‘Luanëve të Paepur’ të emëruar nga Federata. Pra nga Eto'o. Qëllimi ishte që të parandalohej Eto’o të vendoste njerëzit e tij pranë Brys, njeriut të zgjedhur nga Narcisse Mouelle Kombi, ministri i Sporteve, i cili më në fund kishte pranuar të ulej në krye të ‘Luanëve të Paepur’.

Aty ku disa do të kishin hequr dorë, ai nuk e pranoi humbjen. Më pas i ka habitur të gjithë. Në vend që të sulmonte këtë vendim, Eto'o e pranoi atë dhe përfitoi nga rasti për të pezulluar të gjithë stafin, përfshirë Brys. Ai e ktheu situatën në favor të tij, përfitoi ndoshta nga një gabim i kundërshtarëve të tij dhe paralajmëroi se do t'i dërgonte një letër FIFA-s për të ratifikuar këto largime.

Çfarë do të vendosë Mouelle Kombi, në konflikt të hapur me Eto'o? Apo edhe FIFA? Dy javë para një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbërt, është e pamundur të dihet se kush do të jetë jashtë fushës.

Por me siguri do të ketë një përgjigje të mërkurën nga Mouelle Kombi. Eto'o mund të nxitojë, nga ana e tij, të emërojë njerëz të rinj shumë shpejt për të mbajtur avantazhin. Gjithsesi, historia nuk është mbyllur ende. Brys, i cili ka disa javë që ndodhet në Kamerun, duhet të pyesë veten se ku e ka vënë këmbën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll