Sport

Braziliani legjendar Romario: “Fëmijët e sotëm janë më pak inteligjentë, do të shënoja më shumë se dy mijë gola”...

"Mendoj se do të bëja gjëra të mëdha, sepse fëmijët sot janë shumë budallenj. Ata vrapojnë shumë…”

22 Maj 2024, 08:30 Nga DOSJA

Braziliani legjendar Romario: “Fëmijët e sotëm janë

BRAZIL - Asnjëherë banale, ndonjëherë shumë e ekzagjeruar. Në një intervistë për Agjencinë EFE, Romario foli për vizionin e tij për futbollin, mes të shkuarës dhe të tashmes:

“Unë kam qenë gjithmonë shumë i drejtpërdrejtë dhe kam pasur momente në të cilat kam qenë më i miri në botë. Në çdo ekip në të cilin kam luajtur gjithmonë kam qenë përgjegjës për fitoret dhe humbjet”, ka thënë ‘O Baixinho’.

Me flokë gri, por gjithmonë në formë, të shtunën e kaluar ai u ul në stol në ndeshjen mes América RJ, klubi që ai kryeson, dhe Persepolis. Romário vendosi të kthehej në fushë për të realizuar ëndrrën e tij për të ndarë dhomën e zhveshjes dhe fushën me djalin e tij, Romarinhon 30-vjeçar.

Braziliani legjendar Romario: “Fëmijët e sotëm janë
Romário dhe i biri, Romarinho

Ai nuk ka luajtur, por është i bindur se nëse do të ishte në kulmin e tij sot do të ishte edhe më i suksesshëm se sa arriti në vitet '90: "Mendoj se do të bëja gjëra të mëdha, sepse fëmijët sot janë shumë budallenj. Ata vrapojnë shumë. Në atë kohë, futbolli im nuk ishte kaq fizik, por lojtarët ishin shumë më teknikë dhe shumë më inteligjentë, jam i sigurt se sot do të shënoja më shumë se 2000 gola”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll