Sport

Cristiano Ronaldo në listën e Portugalisë për të thyer rekorde të reja në Europian!

Ronaldo, 39 vjeç, nuk do të jetë lojtari më i vjetër në skuadër, pasi në mesin e 26 të zgjedhurve të trajnerit Martinez është edhe shoqëruesi i tij nga një mijë beteja, Pepe, i cili është 41 vjeç.

22 Maj 2024, 00:09 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo në listën e Portugalisë për të thyer

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo është gati të thyejë rekorde të reja. Ose më mirë, për të prekur disa nga shumë që tashmë i përkasin atij. Ylli i Al Nassr në fakt është përfshirë në listën e skuadrës së Portugalisë për Euro 2024, gjë që do t'i lejojë atij të luajë Kampionatin Evropian të gjashtë në karrierën e tij, duke përmirësuar më tej rekordin prej pesë, tashmë të tij që nga Euro 2021. CR7 është gjithashtu me shkëputje lojtari me më shumë paraqitje në këtë kompeticion (25 të tilla) dhe me më shumë gola (14), ndërkohë që ka edhe disa shifra të tjera që mund të përmirësohen në Gjermani.

Ronaldo, 39 vjeç, nuk do të jetë lojtari më i vjetër në skuadër, pasi në mesin e 26 të zgjedhurve të trajnerit Martinez është edhe shoqëruesi i tij nga një mijë beteja, Pepe, i cili është 41 vjeç.

Megjithatë, prania e sulmuesit të Al Nassr me 42 gola në 42 paraqitje sezonale për klubin saudit, nuk kishte qenë asnjëherë në diskutim. CR7 në fakt udhëhoqi Portugalinë si kapiten gjatë gjithë fazës kualifikuese, duke shënuar 10 gola në 9 ndeshje (kundër Lihtenshtajnit, Luksemburgut, Bosnjës dhe Sllovakisë). E pamundur të heqësh dorë nga golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares portugeze, si dhe të të gjitha kombëtareve: 128 gola në 206 paraqitje .

Lojtarët që ka grumbulluar trajneri Martinez:

- Portierë: Diogo Costa, Jorge Sà, Rui Patricio.

- Mbrojtës: Antonio Silva, Ruben Dias, Nuno Mendes, Joao Cancelo, Nelson Semedo, Diogo Dalot, Danilo Pereira, Gonçalo Inacio, Pepe.

- Mesfushorët: Bruno Fernandes, Joao Palhinha, Vitinha, Joao Neves, Otavio, Ruben Neves.

- Sulmues: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Rafael Leao, Diogo Jota, Joao Felix, Francisco Conceiçao, Pedro Neto, Gonçalo Ramos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll