Sport

Ranieri, pasi shpëtoi Cagliarin, tërhiqet nga pankina… krijoi 'mrekullinë Leicester'

Pas 38 vitesh në pankinë, trajneri italian tërhiqet të enjten…

21 Maj 2024, 21:42 Nga DOSJA

Ranieri, pasi shpëtoi Cagliarin, tërhiqet nga pankina… krijoi

ITALI - Një nga trajnerët më të mëdhenj italianë të dekadave të fundit, Claudio Ranieri  njoftoi të martën (21/5) “pensionimin” e tij nga stoli, pas një karriere 38-vjeçare dhe qëndrimi në shumë skuadra.

Tekniku 72-vjeçar udhëhoqi Cagliarin për të qëndruar në Serinë A, duke përfunduar një “mision” që deri pak javë më parë dukej... i pamundur dhe njoftoi se të enjten (23/5) do të ulet në stolin e skuadrës për herën e fundit, duke udhëhequr skuadrën e Sardenjës në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës.

Ranieri, pasi shpëtoi Cagliarin, tërhiqet nga pankina… krijoi

Ranieri pati një periudhë të pasuksesshme në vitin 2014 në stolin e kombëtares greke dhe u largua si i dështuar, pasi humbi edhe nga Ishujt Faroe. Por dy vjet më vonë, në vitin 2016, ai fitoi Premier League me Leicester, surprizën më të madhe të viteve të fundit në futbollin botëror. Ky titull është cilësuar si “mrekullia e Leicesterit”. 

“Gjithmonë kam menduar se do të fitoj një titull herët a vonë. Të gjithë më hyjnizojnë, por dua t'ju kujtoj se jam i njëjti person që u shkarkova nga Greqia. Unë do të qëndroj në Leicester edhe nëse unë dhe presidenti e dinë se ky sezon nuk do të përsëritet. E vetmja gjë që mund të them është se të gjithë do të vazhdojmë të besojmë dhe të përpiqemi, jo vetëm në futboll, por në çdo aspekt të jetës”, tha italiani për eksperiencën e tij te Leicester. 

Ai ka drejtuar edhe Napolin, Fiorentinën, Valencian, Atlético Madridin, Chelsea, Parma, Juventus, Inter, Monaco, Roma, Sampdoria, ku ndër të tjera ka edhe një Kupë dhe një Superkupë të Italisë në vitin 1996 me Fiorentinën, por edhe një Kupë të Spanjës në 1999 dhe një Superkupë Evropiane në 2004 me Valencian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll