Sport

Gazetarja sportive angleze tregon pamjet e plagëve të frikshme që e mbajtën larg TV: “Ishte një tronditje e madhe”...

Laura Woods është një fytyrë e rregullt në ndeshjet e Champions League...

21 Maj 2024, 21:21 Nga DOSJA
Gazetarja sportive angleze tregon pamjet e plagëve të frikshme që

ANGLI - Pavarësisht se është një nga emrat më të njohur të gazetarisë sportive në Angli, për shkak të pranisë së saj të shpeshtë në ndeshjet e Champions League, Laura Woods është larguar nga ekrani ditët e fundit, diçka që ka ngjallur shqetësim dhe kuriozitet ndër më të vëmendshmit.

Tashmë në rrjetet sociale prezantuesja 36-vjeçare ka shpërndarë disa imazhe nga dëmtimet e rënda që ka pësuar në fytyrë, pasi ka qenë viktimë e një aksidenti gjatë pushimeve, duke justifikuar periudhën që ka kaluar jashtë transmetimit.

“Doja të shpjegoja mungesën time në televizion, për të qenë sa më transparente dhe për të shmangur çdo lloj spekulimi. Kam pasur një aksident fundjavën e kaluar në një shtëpi pushimi. Godita një llambë që ishte në tavan me një jastëk, xhamat e thyer më ranë në fytyrë dhe në duar por, për fat, nuk më ranë në sy”,- ka nisur ai duke shkruar.

“I publikova këto imazhe për të treguar se, edhe pse duket serioze, jam përmirësuar shumë dhe jam shumë mirënjohëse. Ishte një tronditje e madhe dhe kam qenë mjaft e trishtuar, por ndihem me fat që nuk ishte më keq”,- ka shtuar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Laura Woods (@laurawoodsy)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll