Bota

Malajzi/ Ministri i turizmit deklaron: Në vendin tonë nuk lejohen homoseksualët

7 Mars 2019, 17:00 Nga DOSJA
Malajzi/ Ministri i turizmit deklaron: Në vendin tonë nuk lejohen

Malajzi- Ministri i turizmit, Datuk Mohammaddin bin Ketapi ka shkaktuar zemërim në publikun gjerman duke pohuar se në vendin e tij nuk ka homoseksualë, në një dalje publike gjatë festimeve në Berlin tha se në vendin e tyre nuk ekzistonte një gjë e tillë.

Ai ishte pyetur nga gazetarët në ‘ITB Berlin’, nëse vendi me shumicë muslimane ofronte siguri për vizitorët hebrenj dhe homoseksualët. Pasi u përpoq ta shmangte pyetjen, Ketapi u shpreh: “Në nuk mendoj se kemi diçka të tillë në vendin tonë“.

Qeveria malajziane është përballur me kritika të gjera për politikat e saj ndaj LGBT dhe popullit hebre. Sipas ligjit malajzian, homoseksualiteti përkufizohet si ‘vepër e panatyrshme’ dhe mund të dënohet me 20 vjet burg, me rrahje ose gjobë.

Politikani gjerman i partisë gjelbër dhe aktivisti i LGBT, Volker Beck, u përpoq të përjashtonte Malajzinë nga festimet në Berlin, duke thënë se qeveria malajzeze ka politika specifike të cilat janë diskriminuese për njerëzit homoseksualë dhe popullin hebre. Beck i tha për Deutsche Welle se: “Homofobia dhe antisemitizmi nuk mund të jenë karakteristika të një vendi partner.” Liderë të tjerë gjerman kanë thënë se njerëzit homoseksualë në Malajzi nuk duhet të dalin në publik dhe duhet të mbajnë të fshehtë identitetin e tyre.

Burimi: Daily Mail 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota datuk mohammaddin bin ketapi malajzia ndalon homoseksualet volker beck datuk mohammaddin bin ketapi malajzia ndalon homoseksualet volker beck

Sondazh

Poll