Bota

Rruga e Kombit/ Haradinaj: I thashë Ramës s’duhet taksë, por ‘kafe’ për klientelën

6 Mars 2019, 12:23 Nga DOSJA
Rruga e Kombit/ Haradinaj: I thashë Ramës s’duhet taksë,

TIRANË– Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se tarifa në Rrugën e Kombit, është një barrierë në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH, Haradinaj theksoi se këtë mendim ia ka bërë me dije edhe kryeministrit Edi Rama.

Mendoj që është një logjikë e gabum. Shqipëria e ka treg Kosovën e ka konsumator si për detin ashtu edhe për punë të tjera do të thotë ti për me pru konsumatorin duhet me e josh. Si e josh? Për shembull me thonë Shqipëria që çdo makinë e Kosovës që hyn ja japim një bonus për një kafe dikund dhe kështu ti rrit frekuentimin, shton njerëzit, rrit klientelën.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj u shpreh se nuk mund t’i vendosë kushte Ramës për heqjen e taksës, por shpreson për një zgjidhje pa imponime, në interes të të dy shteteve shqiptare.

Më vjen keq që ka ndodh kjo me taksën, tarifën në Kalimash. Edhe ma keq kalojnë transportuesit, pagesa e skanerit që është shumë e shtrenjtë. Është e pashpjegueshme. I kemi fol, i kemi fol. Si nuk i kemi fol, por megjithatë. Ne nuk mundemi tash me qit kushte Shqipërisë: po nuk e hoqe atë do të bëjmë këtë. Nuk bohet ashtu. Shpresoj që do të gjendet ndonjë zgjidhje, por zor është me imponu zgjidhje.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni edi rama ramush haradinaj tarifa ne rrugen e kombit edi rama ramush haradinaj tarifa ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll