Bota

BE deklaroi se kriza e migracionit ishte një ‘lajm i rremë’, gjendet në ishujt grek anija me emigrant, kishte edhe viktim

7 Mars 2019, 12:11 Nga DOSJA
BE deklaroi se kriza e migracionit ishte një ‘lajm i

Sipas njoftimit të Rojës Bregdetare, një anije emigrantësh është fundosur në afërsi të ishujve grek. Në bordin e anijes gjendeshin 12 persona, 3 prej të cilëve humbën jetën, 2 fëmijë dhe 1 i rritur. Njoftohet se gjatë operacionit të shpëtimit mori pjesë një anije e marinës greke, Frontex dhe helikopteri i Forcës Detare.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, 200 klandestinë kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, ku pjesa më e madhe e tyre janë kapur në përpjekje për t’u larguar drejt Italisë. Pas marrëveshjeve me BE-në, Turqia ka siguruar pengimin e emigrantëve të paligjshëm, edhe pse në Greqi vetëm në vitin 2018 hynë 48 mijë emigrant, nga të cilët 32 mijë në territoret në afërsi të brigjeve turke.

Komisioni Europian ka shpallur krizën e migracionit, duke u përqëndruar tek sulmi ndaj “lajmit të rremë” dhe “keqinformimit” rreth çështjes së migracionit, ndërkohë që Frans Timmermans, zëvendës presidenti i parë i Komisionit Europian, u shpreh se: “Evropa nuk po e përjeton më krizën e migracionit që jetuam në 2015, por problemet strukturore vazhdojnë të mbeten”.

 

Burimi: The Guardian

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota komisioni europian per emigracionin kriza e migracionit mbytet anija komisioni europian per emigracionin kriza e migracionit mbytet anija

Sondazh

Poll