Bota

Pasi i thanë se nuk mund të mbetej shtatzënë, transgjinori bëhet nënë: Nuk dua më fëmijë tjetër

6 Mars 2019, 13:38 Nga DOSJA
Pasi i thanë se nuk mund të mbetej shtatzënë, transgjinori

Teksas, SHBA- Transgjinori, Wyley Simpson që solli në jetë një fëmijë, një djalë, thotë se shtatzënia e ka forcuar lidhjen e tyre në çift, por pranon se nuk do të donte një tjetër fëmijë, pasi gjykimet dhe akuzat e të tjerëve nuk e lanë të qetë.

Wyley Simpson,  28 vjeç, jeton në Teksas me të fejuarin, Stephen Gaeth, 28 vjeç. Pas marrjes së terapisë testosterone dhe pasi i thanë mjekët se nuk do të mund të mbetej shtatzënë, në muajin shkurt të vitit 2018 ai zbuloi se ishte shtatzën.

Megjithëse fillimisht nuk u ndjenë gati të bëheshin prindër, Wyley vazhdoi me shtatzëninë e tij, ndërsa luftonte gjykimin e të tjerëve.

Në shtator 2018, Wyley lindi djalin, Rowan dhe tregon se kjo ishte eksperienca më e bukur për të.

Burimi: Daily Mail 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota stephen gaeth transgjinori behet nene wyley simpson stephen gaeth transgjinori behet nene wyley simpson

Sondazh

Poll