Bota

SHBA/ Trump do të zhgënjehet nëse Kim Jong-un ndërton bazën ushtarake për armët bërthamore

7 Mars 2019, 13:19 Nga DOSJA
SHBA/ Trump do të zhgënjehet nëse Kim Jong-un ndërton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të zhgënjehet nga Kim Jong-un, nëse raportimet që janë dhënë se Koreja e Veriut ka nisur të rindërtojë një bazë ushtarake që shërben për lançimin e raketave që janë të afta të lëshojnë bomba bërthamor, do të jenë të vërteta.

Trump në një prononcim për mediat është pyetur nëse Kim e kishte mbajtur apo jo premtimin e dhënë ai u përgjigj:

 “Është shumë herët për të folur por na duhet të zgjidhim një problem shumë të ndyrë. Marëdhënia është e mirë, por do të isha shumë i zhgënjyer nëse raportimet do të vërtetohen. Është një raportim paraprak. Do të isha shumë, shumë i zhgënjyer me kryetarin Kim. Shpresoj që të mos zhgënjehem, por do të shohim se çfarë po ndodh. Do ta verifikojmë.”

Gjithsesi ai e përshkroi marrëdhënien midis dy vendeve si pozititve, pasi Kim i ka premtuar se nuk do të vijojë testimi i armëve bërthamore.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armët bërthamore donald trump kim jong armët bërthamore donald trump kim jong

Sondazh

Poll