Bota

Komisioni Europian: Strategjia e re e klimës deri në vitin 2050

6 Mars 2019, 17:26 Nga DOSJA
Komisioni Europian: Strategjia e re e klimës deri në vitin 2050

Në përputhje me Marrëveshjen e Parisit, ministrat e Mjedisit zhvilluan një debat politik mbi vizionin strategjik të BE-së për një ekonomi të begatë, moderne, konkurruese dhe neutrale ndaj klimës, bazuar në skenarë të ndryshëm për arritjen e reduktimeve afatgjata të emetimit të gazrave serrë deri në vitin 2050.

Gratiela Leocadia Gavrilescu, ministre për mjedisin në Rumani, në Komisionin për strategjinë e klimës u shpreh: “ Kemi diskutuar rëndësinë e zhvillimit të një strategjie afatgjatë për reduktimin e emetimit të gazrave serrë për BE. Ndërsa shohim drejt vitit 2050, ne e dimë se duhet të sigurojmë stimujt e nevojshëm për këtë transformim dhe ne do të duhet të sigurohemi që të marrim parasysh specifikat rajonale dhe rrethanat e ndryshme socio-ekonomike. Reduktimi i mëtejshëm i shkarkimit të gazrave serrë do të jetë sfidues, por gjithashtu ka mundësi të mëdha për ekonomitë dhe qytetarët tanë.”

Uji i pijshëm

Ministrat arritën një marrëveshje mbi përditësimin e propozuar për cilësinë e ujit të pijshëm. Ata ranë dakord mbi qëndrimin e Këshillit, i cili parashikonte rregulla të rrepta për ujin e pijshëm që e ka çdo familje në shtëpi, duke përfshirë një procedurë të re që përcakton kërkesat higjienike për materialet në kontakt me ujin e rubinetit, siç janë tubat. Qëllimi është të përmirësohet cilësia e këtyre materialeve për të siguruar që të mos ketë kontaminim dhe shëndeti  i njeriut të mbrohet.

Gjelbërimi i semestrit evropian (cikli i koordinimit të politikës ekonomike dhe fiskale brenda BE-së. Semestri është pjesë e kornizës së qeverisjes ekonomike të Bashkimit Evropian. Fokusi i tij është në periudhën 6-mujore që nga fillimi i çdo viti.)

Ministrat patën mundësinë të shkëmbejnë pikëpamjet për procesin e Semestrit Europian. Ata diskutuan rëndësinë e promovimit të investimeve të qëndrueshme dhe sigurimin se këto sjellin përfitime sociale për qytetarët e BE-së. Ministrat gjithashtu diskutuan se cilat reforma mjedisore dhe administrative mund të ndihmonin më mirë kalimin drejt një ekonomie më të gjelbër.

Ndërhyrje në përmirësimin e shëndetit të njeriut

Këshilli kishte një debat politik mbi kimikatet që përdoren në ushqimet e ndryshme, që njerëzit marrin. Ministrat shkëmbyen mendime se çfarë mund të jetë qasja më e mirë për të zhvilluar një kuadër koherent të BE-së për të parandaluar marrjen në sasi të këtyre kimikateve të cilat e dëmtojnë gjithë organizmin e njeriut.

Burimi: The European Council 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota strategjia per klimen the european council strategjia per klimen the european council

Sondazh

Poll