Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ David Hale: SHBA s’ka recetë për zgjidhje

7 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ David Hale: SHBA s’ka recetë për

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, ka deklaruar se ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, porse ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë në rajon. Këto deklarata, zyrtari Hale i bëri gjatë një interviste për gazetën serbe Danas.

Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu… SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

David Hale

Ai po ashtu bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, shkruan REL.

Shtetet e Bashkuara, më herët, kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikanë.

Thirrje për heqjen e taksës, ka bërë edhe Bashkimi Evropian, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa taksa mbetet në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa 100%, që është vënë qysh në muajin nëntor, nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

David Hale do të vizitojë Serbinë të premten, ndërsa të shtunën pritet të qëndrojë në Kosovë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni david hale dialogu kosove-serbi shba david hale dialogu kosove-serbi shba

Sondazh

Poll