Aktualitet

Rrënqethëse/ Shpresa se ka njerëz ende gjallë në rrënoja, forcat turke thirrje nën gërmadha për të mbijetuar (VD)

28 Nëntor 2019, 08:57 Nga DOSJA
Rrënqethëse/ Shpresa se ka njerëz ende gjallë në

Durrës- 40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Deri më tani këto shifra raportohen nga terreni pas tërmetit të rëndë që goditi vendin dy ditë më parë.  Por ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren për të kërkuar të humburit.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të JOQ ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi po thërrasin edhe me zë të lartë mes rrënojave për të gjetur trupa të gjallë.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll