Aktualitet

Media italiane shkruajnë për gjendjen në Shqipëri: Pezullohet operacioni i kërkim shpëtimit nga lëkundjet e tjera (FOTO)

28 Nëntor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Media italiane shkruajnë për gjendjen në Shqipëri:

TIRANË- Teksa gjendja në Shqipëri është tej mase delikate, ku si pasojë e tërmetit të rëndë kanë vdekur deri  më tani 40 persona dhe  mbi 650  të tjerë janë plagosur.

Lidhur me çështjen aktuale në vend  kanë reguar edhe mediat  e huaja ku pasqyrojnë  gjendjen aktuale në të cilën tashmë është Shqipëria.

Në një artikull kushtuar Shqipërisë, Corriere de la Sera  ka shkruar për gjendjen në të cilën është vendi ynë, duke publikuar foto dhe  një video nga momenti i tmerrit.

Në lajm mediat e huaja shkruajnë çfrarë po ndodh  në Shqipëri, a po evakuohen  banorët e prekur, duke treguar gjithashtu edhe shkallën e lëkundjeve të herëpashershme dhe të  lëkundjes së parë që pothuajse rrënoi gjithçka, teksa epiqendra ishte rreth 40 km larg kryeqytetit, Tiranës.

Gazeta italiane shkruan edhe për nurmin e të vdekurëve ku thekson gjithashtu se nën rrënoja humbi jetën edhe e dashura e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, Kristi Reci, 24 vjeç dhe gjithë familja e saj.

Njëqind e gjashtëdhjetë zjarrfikës italianë janë vendosur në Durrës për të ndihmuar  banorët e mbetur nën rrënoja.

Gjithashtu ato shkruajnë edhe për pezullimin që u bë ditën e djeshme  nga grupet e caktuara për operacionin e kërkim shpëtimit  të banorëve nën rrënoja.

Burimi: Corriere della Sera

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet corriere della sera termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë corriere della sera termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll