Aktualitet

“Rroftë Franca, rroftë Shqipëria…” Rama falenderon zjarrfikësin francez dhe i bën mesazhin presidentit Macron (FOTO)

28 Nëntor 2019, 08:16 Nga DOSJA

TIRAN- Pas ngjarjes së rëndë që po kalojnë qytetarët e prekur nga tërmeti, është parë që kryeministri Edi Rama ka qenë jo vetëm pranë banorëve banesat e të cilëve janë rrënuar por edhe mjaft aktiv në rrjetet sociale nga ku ndane mesazhe dhe informacione mbi ngjarjen në vend.

E së fundi pothuajse në mesnatë kur u ndje edhe lënkundja fortë, kryeministri Rama  ka publikuar përmes një postimi në rrjetet sociale një mesazh për presidentin Emmanuel Macron, teksa në foto shfaqt  së bashku me një zjarrfikës francez.

Në gjuhën frënge ai po ai  ka  falenderuar ekipin e zjarrfikësve dhe Presidentin Macron për ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë.

“Faleminderit shumë për ata zjarrfikës të guximshëm dhe shpëtimtarët francezë që erdhën për të ndihmuar në periudha kaq të vështira për ShqipërinëNjë falënderim shumë i madh për Francën dhe Presidentin Emmanuel Macron.”- ka shkruan Rama.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama macron termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë edi rama macron termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll