Aktualitet

“Thashë të gjej te pragu i shtëpisë, por të gjeta gati për varr”/ Dedikimi rrënqethës i djalit të komisarit Hajdarm

28 Nëntor 2019, 08:13 Nga DOSJA
“Thashë të gjej te pragu i shtëpisë, por të gjeta

Tiranë- Në ambientet e Akademsië së Sigurisë në Sauk u zhvillua dje ceremonia e nderimit për pedagogun Besim Hajdarmataj, i cili u nxorr dje i pajetë në rrënojat e Kavalishencës së Durrësit. Hajdarmataj ndodhej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja.

Në këtë ditë ditë të trishtë, nuk kanë munguar edhe disa djalë nga djali i tij, për humbjen e të atit. Eni Hajdarmetaj i përlot të gjithë me dedikimin për babain e tij.

Reagimi:

“Erdhëm bab o nga gurbeti
Për të pa o me sy
Ah të mjerët çfarë na gjeti
Kishe mbyllur ata sy
M’dogji malli fëmirisë
Kisha kohë që s’të kisha pa
Thash të gjej te pragu i shpisë
Por të gjeta gati për varr
Babi im o babi im
S’e besoj që s’je më ti
Ti po flen o bab o në hije
Dhe do zgjohesh përsëri
U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im”

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj tragjedia e 26 nentorit 2019 besim hajdarmataj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll