Bota

Vdekja e Ebrahim Raisi/ Irani shpall 5 ditë zie kombëtare, zëvendëspresidenti merr përsipër qeverisjen e vendit

Një deklaratë e publikuar nga media shtetërore iraniane IRNA thotë se kabineti ka vendosur që Ali Bagheri Kani të largohet nga zëvendësi politik në ministrinë e jashtme për t'u bërë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm.

20 Maj 2024, 10:49 Nga r.ll
Vdekja e Ebrahim Raisi/ Irani shpall 5 ditë zie kombëtare,
ebrahim raisi

IRAN- Zëvendëspresidenti i Iranit do të marrë përsipër qeverisjen e vendit në baza të përkohshme, ka konfirmuar lideri suprem Ali Khamenei. 

Mohammad Mokhber do të ketë 50 ditë për të organizuar zgjedhje të reja në koordinim me krerët e gjyqësorit dhe degëve legjislative, shtoi Khamenei. Irani do të mbajë gjithashtu pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të tij të jashtëm Hossein Amir Abdollahian.

Një deklaratë e e publikuar nga media shtetërore iraniane IRNA thotë se kabineti ka vendosur që Ali Bagheri Kani të largohet nga zëvendësi politik në ministrinë e jashtme për t'u bërë ushtrues detyre i ministrit të jashtëm.

Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin. Përplasja rezultoi fatale për të gjithë zyrtarët dhe ekuipazhin që ishin në bordin e helikopterit.

mohammad mokhber iran vdes ebrahim raisi

Sondazh

Poll