Bota

Vdekja e presidentit iranian nga aksidenti ajror, Libani shpall tre ditë zie

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm libanez, Najib Mikati.

20 Maj 2024, 09:59 Nga M.B
Vdekja e presidentit iranian nga aksidenti ajror, Libani shpall tre ditë
Najib Mikati flet gjatë një konference në Bejrut, Liban, më 13 mars.


LIBANI- Libani ka shpallur tre ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm libanez, Najib Mikati. Hezbollah me bazë në Liban, një nga forcat paraushtarake më të forta në Lindjen e Mesme është ndoshta partneri më i fuqishëm joshtetëror i Iranit.

Autoritetet iraniane konfirmuan mëngjesin e kësaj të hëne se presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm kanë vdekur, pasi ekipet arritën të gjejnë helikopterin që ishte rrëzuar. Raisi po shkonte për në qytetin e Tabrizit, në veriperëndim të Iranit, pasi u kthye nga një zonë kufitare Iran-Azerbajxhan.

vdekja e presidentit iranian

Sondazh

Poll