Bota

“Ne do të ndjekim rrugën e Raisi", 3 degët e qeverisjes iraniane mbajnë sot takim të jashtëzakonshëm pas vdekjes së presidentit

Nëse një president vdes në detyrë, kushtetuta e Republikës Islamike thotë se zëvendëspresidenti i parë merr detyrën për një periudhë të përkohshme prej 50 ditësh, me miratimin e Udhëheqësit Suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran.

20 Maj 2024, 10:22 Nga M.B
“Ne do të ndjekim rrugën e Raisi", 3 degët e
Zëvendëspresidenti i parë i Iranit, Mohammad Mokhber mirëpret Sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq pas mbërritjes së tij në aeroportin Mehrabad në Teheran, Iran, 28 maj 2023.

IRANI- Tre degët e qeverisjes iraniane, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori, mbajtën një takim të jashtëzakonshëm sot, me nënpresidentin e parë Mohammad Mokhber që përfaqëson degën ekzekutive pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.

“Ne do të ndjekim rrugën e Presidentit Raisi në përmbushjen e detyrave të caktuara pa asnjë ndërprerje”, tha Mokhber.

Nëse një president vdes në detyrë, kushtetuta e Republikës Islamike thotë se zëvendëspresidenti i parë merr detyrën për një periudhë të përkohshme prej 50 ditësh, me miratimin e Udhëheqësit Suprem, i cili ka fjalën e fundit në të gjitha çështjet shtetërore në Iran. Zgjedhjet e reja presidenciale do të mbaheshin në fund të 50 ditëve.

vdekja e presidentit te iranit

Sondazh

Poll