Bota

Vdekja e presidentit iranian, Michel: BE shpreh ngushëllime të sinqerta, mendimet tona shkojnë te familjet e viktimave

Michel ka reaguar pas lajmit se presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe një pjesë e stafit që udhëtonin me të ndërruan jetë gjatë një aksidenti ajror.

20 Maj 2024, 09:25 Nga M.B
Vdekja e presidentit iranian, Michel: BE shpreh ngushëllime të
Charles Michel dhe Ebrahim Raisi

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka reaguar pas lajmit se presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe një pjesë e stafit që udhëtonin me të ndërruan jetë gjatë një aksidenti ajror. Michel shkruan në platformën "X" se BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e Presidentit Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit. Ai shton se mendimet e tyre mendimet tona shkojnë te familjet.

"BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e Presidentit Raisi dhe Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter. Mendimet tona shkojnë te familjet," shkruan Michel.

vdekja e presidentit iranian

Sondazh

Poll