Bota

"Një vëlla i madh", vdekja e presidentit iranian, Hezbollahu: Martir, mbrojtës i çështjeve të kombit, veçanërisht i Jeruzalemit dhe Palestinës

Irani ka ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Hamasin, Huthit dhe Hezbollahun.

20 Maj 2024, 10:06 Nga M.B
"Një vëlla i madh", vdekja e presidentit iranian,
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Grupi militar i mbështetura nga Irani, Hezbollahu i ka dërguar ngushëllime Teheranit për vdekjen e presidentit të vendit Ebrahim Raisi. Hezbollahu me bazë në Liban e krahasoi Raisin me një "vëlla të madh".

“Hezbollahu në Liban shpreh ngushëllimet e tij më të thella për humbjen (liderit suprem të Iranit, zyrtarëve iranianë dhe popullit iranian). Ne e kemi njohur për një kohë të gjatë Eminencën e Tij, presidentin martir. Ai ishte për ne një vëlla i madh, një mbështetës i fortë dhe një mbrojtës i vendosur i çështjeve tona dhe çështjeve të kombit, veçanërisht i Jeruzalemit dhe Palestinës, dhe një mbrojtës i lëvizjeve të rezistencës”, thuhet në një deklaratë të grupit.

Hezbollahu, një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme, është përplasur me Izraelin në përleshje thuajse ditore ndërkufitare që nga fillimi i luftës në Gaza. Irani ka ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Hamasin, Huthit dhe Hezbollahun.

hezbollah

Sondazh

Poll