Bota

Vdekja e presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Iranit/ Reagon Kina, Rusia, Turqia dhe Egjipti: Do e kujtojmë Raisin me respekt dhe mirënjohje

Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin

20 Maj 2024, 10:00 Nga r.ll
Vdekja e presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Iranit/ Reagon
vladimir putin, ebrahim raisi dhe rexhep tajip erdogan

IRAN- Vijojnë reagimet nga liderët globalë pas aksidentin me helikopterin në Iran ku gjeti vdekjen presidenti Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm Hossein Amir Abdollahian dhe disa zyrtarë të tjerë. 

Ministria e Jashtme e Kinës tha në ​​një deklaratë se presidenti Xi Jinping kishte kontaktuar me udhëheqjen iraniane për të shprehur ngushëllimet e tij. 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Raisi kishte dhënë kontribute "të paçmueshme" në marrëdhëniet Moskë-Teheran ndërsa shprehu ngushëllimet e tij. Ndërkohë, ministri i jashtëm Sergei Lavrov e përshkroi presidentin dhe homologun e tij iranian si "miq të Rusisë".

"Roli i tyre në forcimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë ruso-iranian dhe partneritetin e besuar është i paçmuar. Ne shprehim sinqerisht ngushëllimet tona për familjet dhe miqtë e viktimave, si dhe për të gjithë popullin mik të Iranit. Mendimet dhe zemrat tona janë me ju në këtë orë të trishtuar.", tha ai.

Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. 

“Si koleg i cili personalisht dëshmoi përpjekjet e tij për paqen e popullit iranian dhe rajonit tonë gjatë kohës së tij në pushtet, e kujtoj zotin Raisi me respekt dhe mirënjohje”, tha Erdogan. 

“Që në momentin e parë që dëgjuam për aksidentin, ne kemi qenë në kontakt me autoritetet iraniane dhe kemi mobilizuar të gjitha mjetet për të ndihmuar përpjekjet [shpëtimit]”, tha ministri i jashtëm Hakan Fidan.

“Institucionet përkatëse, duke përfshirë ministrinë tonë të mbrojtjes dhe autoritetin AFAD për fatkeqësitë bënë më të mirën e tyre, por për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të dëgjonim lajme të mira”, shtoi ai.

Edhe Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi i Egjiptit "vajtoi" vdekjen e Raisit në një deklaratë, duke shprehur solidaritetin e vendit të tij me "udhëheqjen dhe popullin e Iranit në këtë humbje të madhe".

Përplasja e helikopterit ditën e djeshme ndodhi teksa Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian po ktheheshin nga një ceremoni për hapjen e një dige në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin

vdes ebrahim raisi hossein amir-abdollahian

Sondazh

Poll