Bota

Kryediplomati vdiq në aksidentin ajror me presidentin, Irani emëron ministrin e Jashtëm në detyrë

Bagheri u emërua në këtë pozicion pas konfirmimit të vdekjes së ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, së bashku me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe të tjerët që ishin në bordin e helikopterit që u rrëzua dje.

20 Maj 2024, 10:40 Nga M.B
Kryediplomati vdiq në aksidentin ajror me presidentin, Irani emëron
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit dhe kryenegociatori bërthamor Ali Bagheri Kani flet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Enrique Mora, në Teheran, Iran, 11 maj 2022.

IRANI- Ali Bagheri Kani është emëruar ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA. Bagheri u emërua në këtë pozicion pas konfirmimit të vdekjes së ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, së bashku me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe të tjerët që ishin në bordin e helikopterit që u rrëzua dje.

Incidenti vjen në një kohë të ndjeshme brenda vendit për Teheranin dhe shtatë muaj pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza që ka rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ka nxjerrë në shesh një luftë të gjatë në hije midis Izraelit dhe Iranit.

Muajin e kaluar Irani nisi një  sulm të paprecedentë me dron dhe raketë  ndaj Izraelit, sulmi i tij i parë i drejtpërdrejtë në këtë vend, në përgjigje të një sulmi të dukshëm ajror izraelit në  konsullatën e Iranit në Damask.

aksidenti ajror ne iran

Sondazh

Poll