Bota

VIDEO/ Gjenden trupat e pajetë të presidentit Raisi dhe të pasagjerëve, dalin pamjet e nxjerrjes së viktimave nga helikopteri

Vdekja e Raisit dhe pasagjerëve u njoftua nga televizioni shtetëror i vendit menjëherë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit ku ata udhëtonin, i cili u rrëzua pasditen e së dielës.

20 Maj 2024, 09:26 Nga N.F
VIDEO/ Gjenden trupat e pajetë të presidentit Raisi dhe të
Pamje nga vendi i ngjarjes

IRAN- Trupat e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe pasagjerëve të tjerë të helikopterit që u rrëzua në Iranin veriperëndimor janë gjetur dhe po dërgohen në Tabriz, tha kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane (IRCS), cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Siç raportoi Pir-Hossein Koulivant, ekipet e shpëtimit u vendosën në vendin e rrëzimit pasi një dron iranian zbuloi vendndodhjen e saktë të rrënojave të helikopterit. Të gjithë trupat e pasagjerëve të helikopterit janë transferuar në autoambulanca dhe po dërgohen në varrezat e Tabrizit, theksoi ai.

Vdekja e Raisit dhe pasagjerëve u njoftua nga televizioni shtetëror i vendit menjëherë pasi u gjetën rrënojat e helikopterit ku ata udhëtonin, i cili u rrëzua pasditen e së dielës.

vdes ebrahim raisi

Sondazh

Poll