Aktualitet

Alarmi tek banorët/ Lëkundjet nuk i lanë të flinin, ja numri i tërmeteve dhe sa ballë ishin

28 Nëntor 2019, 07:59 Nga DOSJA
Alarmi tek banorët/ Lëkundjet nuk i lanë të flinin, ja numri

TIRANË- Kanë  kaluar dy ditë nga tërmeti tragjik që deri më tani u ka  marrë jetën 40 qytetarëve ku rrezikon të ketë akoma më shumë viktima nën rrënoja, e nga  ana tjetër tërmetet nuk kanë të ndalur.

Gjatë natës dhe  në intervale të  shkurtëra lëkundjet kanë qenë prezente  duke krijuar panik tek qytetarët.

Bazuar në të dhënat e qendrës Sizmologjike “Earthquake” mësohet që prej orës 00:00, pra nga mesnata e deri më tani janë regjistruar 13 tërmete.

Kryesisht niveli i  lëkundjeve ka qenë i lartë duke variuar nga 2.5 deri në 3.9 ballë të shkallës Rihter.

Shumica e banorëve edhe në Kryeqytet ku dhe janë ndjerë lëkundjet, ka bërë që qytetarët të flenë jashtë.

E nga ana tjetër  sizimiologët kanë paralajmëruar se lëkundjet më të lehtë duke bërë apel për qytetarët që të mos  frikësohen.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 13 tërmete termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë 13 tërmete termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll