Aktualitet

Niset me helikopter drejt Italisë Marlin Shkodra, një nga të plagosurit e tërmetit, Rama: Me shpresën se do kthehet shëndo

28 Nëntor 2019, 07:13 Nga DOSJA
Niset me helikopter drejt Italisë Marlin Shkodra, një nga të

Tiranë– Një nga të plagosurit e tërmetit të 26 nëntorit,  Marlin Shkodra, ka mbërritur në Itali me helikopter. Ai është dërguar në shtetit fqinj për një mjekim më të specializuar  dhe lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama.

“Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak oresh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar në Bari, për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë të vështira. Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë.” shprehet Rama në Facebook. 

 

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll