Aktualitet

‘Kurajo! Do të të nxjerrim’/ PAMJET e momenteve të fundit të Klajdi Qatos poshtë rrënojave, i riu i shqetësuar për t

27 Nëntor 2019, 19:50 Nga DOSJA
‘Kurajo! Do të të nxjerrim’/ PAMJET e momenteve të

DURRËS– Janë publikuar momentet nga shpëtimi i Klajdi Qatos nga rrënojat e hotelit të shembur nga tërmeti i një dite më parë. Në momentin e tërmetit duket se i riu është strehuar poshtë krevatit të tij, veprim që i ka shpëtuar edhe jetën pasi e ka mbrojtur nga goditjet.

Të riut i është vënë ujë i ngrohtë tek këmbët dhe i është kaluar ushqim dhe ujë nëpërmjet tunelit të krijuar nga forcat greke. 

Klajdi je mirë? Ne do përpiqemi të të nxjerrim. Do hajë pak kohë por s’do rrezikosh as ti dhe as ekipi? Kurajo! Nuk do rrezikosh as ti as ekipet. Ushqimin ta dhamë, ujë do të kesh vazhdimisht. Batanijen e ke. Jena në rregull bashkë? Çfarë? Mos e vrit mendjen për tutat,”-i komunikonte zjarrfikësi të riut. 

Klajdi Qato u shpëtua orët e para të mëngjesit të sotëm, plot 19 orë pasi kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja.  

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klajdi qato shpëtimi i klajdi qatos termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 klajdi qato shpëtimi i klajdi qatos termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll