Aktualitet

Tragjedia në familjen e Ramës, Gregu lutet për studenten e mjekësisë: U prehsh në paqe Kiki!

27 Nëntor 2019, 19:15 Nga DOSJA
Tragjedia në familjen e Ramës, Gregu lutet për studenten e

TIRANË– Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu bëri të ditur se mes viktimave të tërmetit të 26 shtatorit kishte edhe një të afërmen e tij. Ajo ishte studentja e mjekësisë Kristi Reçi, e cila u nxorr dje e pajetë nga rrënojat, së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.

“U prefsh në paqe Kiki,”- shkruan Gregu, duke lënë të kuptohet se ai i thërriste Kiki me përkëdheli.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet greg rama kristi reci termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 greg rama kristi reci termet i forte ne shqiperi termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll