Aktualitet

Të dhënat e Open Data: Emergjencat Civile shpenzojnë vetëm për internet, karburant e telefon

27 Nëntor 2019, 18:53 Nga DOSJA
Të dhënat e Open Data: Emergjencat Civile shpenzojnë vetëm

TIRANË- Drejtoresha e Open Data Albania, Arnita Brahaj, është shprehur sot se institucioni i Emergjencave Civile është për ti vënë vizën.

Brahaj shkruan se ky institucion paguan para vetëm për karburant, telefon, internet dhe vendime gjyqësore për të larguarit nga puna, por nuk ka asnjë shpenzim për pajisje të tjera apo trajnime të stafit.

Paga, karburant, telefon, internet, elektricitet, uje dhe detytime per vendime gjyqsore e permbarimore per staf te larguar nga puna … nuk eshte azil apo kopsht pa dreke, eshte Institucioni i Emergjencave Civile dhe Rezervave te Shtetit me nje portofol dhe pershkrim shpenzimesh listuar me poshte, shume domethenes per ti vene vizen”, shkruan Brahaj.

35 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emergjencat civile open data termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 emergjencat civile open data termet 26 nentor 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll