Politike

Vrasja e Bardhok Pllanës/ Berisha: Dumani mori qesen e parave dhe njoftoi Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria

Sipas tij Dumani është një kriminel që u mori dhe u shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij serial killer dhe bëri bllofin e radhës. Berisha shtoi se cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet se investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët. Ai më tej shtoi se shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

17 Maj 2024, 20:56 Nga N.F
Vrasja e Bardhok Pllanës/ Berisha: Dumani mori qesen e parave dhe njoftoi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësvë ka folur në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanës. Berisha gjatë fjalës së tij tha se tin Dumani është kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap. Ai shtoi se Dumani do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.

Sipas tij Dumani është një kriminel që u mori dhe u shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij serial killer dhe bëri bllofin e radhës. Berisha shtoi se cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet se investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët. Ai më tej shtoi se shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

Fjala e plotë:

Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit. Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij seria killer, dje bëri bllofin e radhës. Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste. Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë.

Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar. Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit. Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët. Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria. Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit.

berisha rama balla altin dumani

Sondazh

Poll