Politike

Komiteti i Ministrave të Europës/ Hasani: Kosova të përmbushë zotimet, KiE ta korrigjojë gabimin

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk u fut në axhendën e sotme të Komitetit të Ministrave ashtu siç pritej për shkak se Kosova nuk pranoi të kushtëzohej me Asociacionin për t’u bërë anëtare e KiE.

17 Maj 2024, 15:23 Nga r.ll
Komiteti i Ministrave të Europës/ Hasani: Kosova të
igli hasani

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka mbejtur fjalën e tij në seancën e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës për të folur mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, e cila nuk ishte pjesë në axhendën e këtij takimi në Strasburg.

Hasani tha se Komiteti duhet të veprojë në bazë të asaj që rekomandon Asambleja Parlamentare e kësaj organizate, dhe kërkoi që së shpejti të mbajë një tjetër takim ku do të mirëpritej Kosova si anëtare e re e KiE.

“Komiteti i Ministrave duhet të veprojë i frymëzuar nga thirrja e Asamblesë Parlamentare, e cila pasqyron misionin thelbësor të organizatës tonë, mirëpresim të gjitha shoqëritë dhe njerëzit që u përmbahen vlerave tona. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë zotimet e saj ndërkombëtare dhe të dëgjojë me kujdes mbështetësit e saj më të vendosur. Le të mos humbasim më kohë në korrigjimin e këtij gabimi duke mbajtur së shpejti një tjetër takim të Komitetit të Ministrave dhe të mirëpresim popullin e Kosovës në Këshillin e Europës”, tha ministri.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk u fut në axhendën e sotme të Komitetit të Ministrave ashtu siç pritej për shkak se Kosova nuk pranoi të kushtëzohej me Asociacionin për t’u bërë anëtare e KiE.

igli hasani keshilli i europes

Sondazh

Poll