Politike

Vrasja e efektivit në Fier/ Deputeti i PD-së i përgjigjet fjalimit të Felajt në Kuvend: Zonja gënjeshtare, tërhiqu nga shpifjet!

Felaj mbajti një fjalim dje në Kuvend, ku tha se deputetë demokratë nuk janë distancuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kërkoi nga SPAK që të hetojë grupet e mbrojtjes së votës së PD.

17 Maj 2024, 19:39 Nga r.ll
Vrasja e efektivit në Fier/ Deputeti i PD-së i përgjigjet
ermonela felaj, luan baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka reaguar pas deklaratave të bëra nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në seancën e djeshme plenare, për vrasjen e efektivit në Fier. 

Pas ngjarjes, u rikthye në rrjetet sociale, një foto e postuar në 2021 ku autori i vrasjes së Novruz Cenaliajt, Azgan Mërnica shihej bashkë me deputetin demokrat Luan Baçi dhe disa persona të tjerë. Felaj mbajti një fjalim dje në Kuvend, ku tha se deputetë demokratë nuk janë distancuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe kërkoi nga SPAK që të hetojë grupet e mbrojtjes së votës së PD.

Ndërkohë Baçi në reagimin e tij, i quan shpifje deklaratat e bëra nga Felaj dhe i kërkon asaj që t’i tërheqë. Ai thekson se “shfrytëzuan një foto timen të dale me autorin e krimit 3 vjet me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec dhe krejt i pafajshem dhe filluan sulmin si skutha dhe ne menyre te paturpshme!”. Deputeti i PD-së e akuzon Felajn si gënjeshtare dhe arrogante. 

POSTIMI I LUAN BAÇIT: 

Ermonela Felaj, zv kryetare e parlamentit, e pa denje, per kete detyre, e denje vetem per te drejtuar ne menyre arbitrare dhe  me arrogance, ndonje seance parlamentare, qe i le Nikolla!

E shfrytezon karrigen ku ulet dhe butonin qe ka perpara, per tu hakmarre ndaj deputeteve te opozites, duke ju nderprere fjalen, sa here qe ajo do, por edhe per te mashtruar opinionin publik, per te bere politike edhe ne raste fatkeqesish si ne rastin e vrasjes se punonjesit te policise ne Fier!

Ne seancen e dt 16 Maj, zj Felaj  duke shfrytezuar mungesen time ne disa minuta, na paska deklaruar, se deputet e opozites, nuk qenkan distancuar nga krimi qe ndodhi ne Fier, per vrasjen e policit dhe nuk kerkuan qe autori te dorezohet!

Dhe pa tjeter “perkthimin” e emrit te  deputetit te opozites, ja ka bere menjehere, media qe eshte ne dispozicion te tyre edhe kur keta genjejne!

Shfrytëzuan një foto timen të dale me autorin e krimit 3 vjet me pare, kur ai ishte vetem 19 vjec dhe krejt i pafajshem dhe filluan sulmin si skutha dhe ne menyre te paturpshme!

Zj genjeshtare, arroganca dhe mendjemadhesia juaj, garancia qe ju jep partia juaj, duke ju punesuar me fare e me fis, ne prokurori, gjykata dhe ne cdo zyre te shtetit, ne menyre abuzive, ju ka erresuar arsyen dhe beni deklarata te pa verteta duke genjyer paturpesisht!

Po ju ve ne dispozicion nje nga prononcimet e mia, te shumta per kete çeshtje, te dhene ne nja nga mediat afer jush!

Degjojeni me kujdes, beni durim disa minuta dhe terhiqi shpifjet dhe genjeshtrat e tua bajate!

Kerko ndjese, po te ka mbetur nje fije dinjiteti prej zonje!

ermonela felaj luan baçi azgan mërnica

Sondazh

Poll