Politike

Intervistë me median në Maqedoninë e Veriut, Meta: Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në favor asnjërës forcë politike, siç ka bërë Edi Rama

Meta u shpreh se ai ka qenë dhe mbetet gjithmonë shumë i afërt me të gjithë kryetarët e forcave politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij ai gjithashtu kanë pasur dhe kanë dëshirë, që të kenë bashkëpunim me të. Sa i përket marrëdhënieve me Ali Ahmetin Meta shtoi se i ka shumë të mira.

17 Maj 2024, 20:31 Nga N.F

 

Intervistë me median në Maqedoninë e Veriut, Meta: Nuk kam dashur
Meta

 

MAQEDONI- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për mediat maqedonase. Gjatë fjalës së tij Meta foli për raportet e tij me Ali Ahmetin dhe pse e dënoi ndërhyrjen e Ramës dhe Veliaj në zgjedhjet në Maqedoni.

Meta u shpreh se ai ka qenë dhe mbetet gjithmonë shumë i afërt me të gjithë kryetarët e forcave politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij ai gjithashtu kanë pasur dhe kanë dëshirë, që të kenë bashkëpunim me të. Sa i përket marrëdhënieve me Ali Ahmetin Meta shtoi se i ka shumë të mira.

Meta shtoi se reagoi ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt pasi ata u përpoqën të ndërhynin ndërsa shtoi se nuk e di se sa sukses patën. 

Intervista pjesa II:


Pyetje: Zoti Meta, në ta kaluarën keni qenë shumë i afërt me kryetarin e BDI.-së, me zotin Ali Ahmetin, si janë raportet tani?

Përgjigje: Unë kam qenë dhe mbetem gjithmonë shumë i afërt me të gjithë kryetarët e forcave politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me të gjithë ata, që gjithashtu kanë pasur dhe kanë dëshirë, që të kenë bashkëpunim me mua. Ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë, të jashtëzakonshme me të ndjerin Abdurrahman Aliti. Më pas, me të ndjerin zotin Arbër Xhaferri.

Marrëdhënie shumë të mirë me zotin Ali Ahmeti. Po kështu, në kohën që kam qenë kryeministër, për shkak të detyrës, por dhe për shkak të dëshirës, për ta kaluar atë krizë me sa më pak kosto për të gjithë, dhe për shqiptarët e Maqedonisë, edhe për shqiptarët në rajon.

Kam bërë gjithçka, për të ndërtuar ura midis zotit Ali Ahmeti, që në atë kohë ishte në male, atje e kishte selinë, dhe zotit Arbër Xhaferri, që ishte përfaqësuesi kryesor politik i shqiptarëve. Edhe, besoj se kjo ka pasur ato efektet e veta pozitive. Nuk kam dashur kurrë të ndërhyj në favor të njërës apo tjetrës forcë politike, siç ka bërë Edi Rama.

Jam kundër këtyre modeleve patrenaliste, të sjelljes ndaj shqiptarëve, qoftë në Maqedoni, qoftë në Mal të Zi, qoftë në Kosovë, qoftë në Luguninën e Preshevës. Kudo, është detyra të nxisim bashkëpunimin midis tyre, për çështjet kryesore, për kauzat kryesore të shqiptarëve.

Pyetje: Por, kryeministri Albin Kurti, ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Përgjigje: Këtë çështje nuk e di, di që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përpoqën të ndërhynin, nuk e di se sa sukses patën. Por, mendoj se duhen respektuar vetë qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Ata dinë vetë të bëjnë zgjedhjet e tyre, dhe duhet të marrin përgjegjësi për të ardhmen e tyre.

meta rama ali ahmeti maqedonia e veriut

Sondazh

Poll