Politike

Vula e PD-së, Gjykata e Apelit cakton datën 11 qershor për rinisjen e gjykimit të çështjes

Trupa gjykuese që do ta marrë në dorë fatin e vulës së PD-së në vend do të përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

17 Maj 2024, 20:52 Nga r.ll
Vula e PD-së, Gjykata e Apelit cakton datën 11 qershor për
selia e pd

TIRANË- Gjykata e Apelit ka vendosur që seanca gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike të mbahet më 11 qershor në orën 11:00. 

Trupa gjykuese që do ta marrë në dorë fatin e vulës së PD-së në vend do të përbëhet nga Alma Ahmeti relatore, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi i Gjykatës së Lartë më 27 dhjetor të vitit 2023 riktheu për rigjykim çështjen e vulës së PD.

Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

 

selia e pd gjykata e apelit vula e pd

Sondazh

Poll