Politike

Agaçi në SPAK/ Berisha- Dumanit: Thirre pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë

Gjithashtu Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK se, ka thirrur pas 4 vitesh, njeriun që mblodhi 17 firma brenda 24 orësh për inceneratorin e Tiranës.

17 Maj 2024, 20:41 Nga E. D
Agaçi në SPAK/ Berisha- Dumanit: Thirre pas katër vitesh
sali berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar ka reaguar pas thirrjes në SPAK të Engjëll Agaçit.

Gjithashtu Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK se, ka thirrur pas 4 vitesh, njeriun që mblodhi 17 firma brenda 24 orësh për inceneratorin e Tiranës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, në të katër anët e vendit bien sirenat e krimit, sirenat e hajnisë, sirenat e varfërisë dhe mjerimit të shqiptarëve. Sot, njëri nga eksponentët më mafiozë, më të zi të pushtetit, Don Agaçio Dhuratmadhi, pas protestave tuaja të fuqishme, u thirr në Skrapin e partisë. T’i drejtojmë një pyetje Altin Zamanit: po nuk ke turp mo që e thërret pas katër vitesh njeriun që ka mbledhur për djegësin 17 firma në 24 orë? Njeriun, mafiozin që si kurrë në historinë e këtij shteti, ka nxjerrë 9 vendime në 8 orë, për vendimin e djegësit.

I ka publikuar të nesërmen në Fletoren Zyrtare sikur të ishte emergjenca e të gjitha emergjencave. Ky është një mafioz i zi, i cili ka firmën e tij mbi prokurimin e ndaluar me ligj, prokurimin me negociata të mbyllura. Është mafiozi Agaçi që pasi me shkrim i thuhet nga drejtori i prokurimeve se prokurimet me negociata të mbyllura janë të ndaluara, janë jolegjitime, firmos për prokurimin me negociata të mbyllura pa asnjë rival, por vetëm me kompaninë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Zamani, ky produkt krimi, në vend që ta mbante aty, ta çonte te 313-a, i thotë se të thirra si person që ke dijeni, një krimineli i cili me porosi të bosit të tij mafioz, Edi Ramës, firmosi për t’i dhënë 8 pikë, një kompanie që nuk kishte pronar, nuk kishte menaxher, nuk kishte seli, që nuk ishte e regjistruar kund mbi dhe, por që mbi të gjitha mafiozin Agaçio e kishte njoftuar me shkrim një ministre. Pra, kalojnë 4 vjet dhe vetëm pas katër vitesh, Dumani i krimit e thërret ‘na fal se të ftuam si person në hetim’. Një mafioz i bërë i famshëm tani në analet e mafies italiane.

sali berisha

Sondazh

Poll