Politike

"Do ruaj sekretin hetimor", Emirjana Sako del nga SPAK: Nuk ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake e Durrësit 

E pyetur nga gazetarët nëse ishte thirrur për Inceneratorin e Tiranës, kryebashkiakja e mohoi. 

17 Maj 2024, 15:51 Nga r.ll
"Do ruaj sekretin hetimor", Emirjana Sako del nga SPAK: Nuk ka lidhje
emirjana sako

TIRANË- Kryetarja e bashkisë Durrësit, Emirjana Sako ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. 

Pas daljes, Sako tha në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se paraqitja në SPAK, kjo nuk ka lidhje me veprimtarinë e saj në si kryebashkiake e Durrësit. Ajo refuzoi të tregojë arsyen e vërtetë, pasi sipas saj i është kërkuar ta ruaj si sekret hetimor.

“Dhashë disa shpjegime. Dua të sqaroj që nuk ka lidhje me veprimtarinë time në Bashkinë e Durrësit” është shprehur Sako. E pyetur nga gazetarët nëse ishte thirrur për Inceneratorin e Tiranës, kryebashkiakja e mohoi. 

emirjana sako spak

Sondazh

Poll