Politike

PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret (VIDEO)

Ky veprim i paritur ka trembur Presidentin Meta, reagim i të cilit ka shkaktuar të qeshura.

17 Maj 2024, 14:14 Nga B.Z
PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret
Ilir Meta

TIRANË - Një video e publikuar së fundmi nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkaktuar të qeshura në rrjet. Teksa po festonin ditëlindjen e deputetes së kësaj force politike Erisa Xhixho, me një tortë para dhe me flamurin e Partisë së Lirisë tashmë në ngjyrë jeshile, Meta merr me kamer deputeten për ta uruar.

"Xhixho urime ditëlindjen",- thotë Meta dhe në atë moment një nga të pranishmit shpërthen një fishekzjarr me letra shumëngjyrëshe. Ky veprim i paritur ka trembur Presidentin Meta, reagim i të cilit ka shkaktuar të qeshura.

ilir meta erisa xhixho

Sondazh

Poll