Aktualitet

Dëmet nga tërmeti, presidenti Meta në Durrës: Falenderime miqve të Shqipërisë, të mos humbim shpresën, të shpëtojmë

27 Nëntor 2019, 12:36 Nga DOSJA
Dëmet nga tërmeti, presidenti Meta në Durrës: Falenderime

DURRES- Presidenti Ilir Meta është në lagjen nr 18 në qytetin e Durrësit, ku po zhvillohen operacionet e kërkim-shpëtimit për të gjetur dhe shpëtuar çdo person që ka ngelur nën rrënoja. Meta falenderoi të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në këto momente të vështira, dhe shprehu mirënjohjen për to.

“Po bëjmë më të mirën për t’u përballur. Ekipet e huaja të shpëtimit kanë bërë gjithçka për të na ndihmuar. Shumë vende të tjera europiane përveç atyre të rajonit kanë ardhur për ndihmë. Ne po shohim për hapa të qartë për masat që do merren në varësi edhe të kushteve të motit, për stinën ku jemi. Gjithë shteti, qeveria, dhe shoqëria janë në gatishmëri për këtë katastrofë që po kalon Shqipëria. Falenderoj me mirënjohje të gjithë për ndihmën. Tani është e qartë që duhet të shohim për masat për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara. I kemi kërkuar qeverisë të marrë të gjitha masat që shtëpitë të ndërtohen sa më shpejt, por më e rëndësishmja është të shpëtojmë çdo jetë”.-tha Meta. 

Presidenti tha se nuk ka informacion zyrtar për viktimat, por theksoi se kryesorja është që të mos humbasë shpresa.

“Për një numër të saktë viktimash iu drejtoni ministrisë së Brendshme. Ajo që është prioritare është të vijohet puna me këmbëngulje për të gjetur të gjithë qytetarët tanë që janë nën rrënoja. Të mos humbasim shpresën, fati na ndihmoi dje dhe Klajdi 24-vjeçar të shpëtonte. Kjo është kryesorja. Dyshohet se ka edhe tre persona të tjerë këtu ku jemi.”-tha Meta.

31 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll