Aktualitet

FOTO/ Gruaja përlot Korçën! Heq fëmijën e saj nga karroca dhe e dhuron për të prekurit nga tërmeti

27 Nëntor 2019, 12:35 Nga DOSJA
FOTO/ Gruaja përlot Korçën! Heq fëmijën e saj nga

KORÇË– Një grua ka prekur të gjithë të pranishmit të qendrën e qytetit të Korçës ku po mbildhen ndihma të shumta për të prekurit nga tërmeti. Ajo ka hequr fëmijën e saj nga karroca që kishte blerë për të dhe e ka dhuruar për të gjithë të mbijetuarit nga ky tërmet i tmerrshmë.

Në foton e mëposhtme shihet edhe momenti kur gruaja jep karrocën. Bashkëshorti i saj ka sjellë edhe qese me batanije dhe ushqime për t’i dhuruar dhe më pas ata kanë marrë fëmijën e tyre në krah e janë larguar.

Një gest mjaft prekës ky, pasi çdo ndihmë e vogël është mjaft e madhe për të mbijetuarit e kësaj tragjedie.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja perlot krocen termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 gruaja perlot krocen termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll