Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ FSHF anulon të gjitha aktivitetet futbollistike: Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve të vikt

27 Nëntor 2019, 11:55 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ FSHF anulon të gjitha aktivitetet

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tërmeti tragjik që u mori jetën deri në këto  momente që flasim 32 personave ndësa të plagosur numërohen rreth 650.

Pas kësaj fatkeqësie ka pasur reagime të shumta, ndërsa edhe nga Kryeministri Rama është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, e shumë evente apo projekte të planifikuara për në datën 27 nëntor janë anuluar sepse është shpallur ditë zie.

Përmes një njoftimi për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë me dije se çdo lëvizje futbollistike në vend apo aktivite që ishin të programuara për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme janë anuluar, si shkak i gjendjes delikate në të cilën ndodhet  Shqipëria.

Njoftimi i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë. Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.”

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet federata shqiptare e futbollit termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë federata shqiptare e futbollit termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll