Aktualitet

Tërmeti shkërmoq kullën e Kalasë së Krujës, plasaritje ngado (FOTO)

27 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
Tërmeti shkërmoq kullën e Kalasë së Krujës,

Krujë– Nga tërmeti i fuqishëm është  dëmtuar edhe Kulla e Kalasë së Krujës. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, një pjesë e saj është shembur dhe pjesa tjetër është plasaritur.  Kjo kullë është dëshmitare e luftrave të Skenderbeut, e kuvendeve, pavarësisë së Shqiperisë.

32 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilnaci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi 25 persona janë ende të humbur. Mëngjesin e sotëm janë gjetur nën rrënoja të pajetë, Klement Çupi bashkë me babain e tij, Hajredin Çupi. Ndërsa në spitalin e Traumës, humbi jetën Sajmir Greku, 31-vjeç. Ndërkohë janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat çifti Çelnike Greku dhe Përllumb Greku, prindërit e Sajmirit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kalaja e krujes tragjedia e 26 nentorit 2019 kalaja e krujes tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll